Princi William dha një përditësim të shkurtër për shëndetin e Kate Middleton në mes të betejës së saj me kancerin, teksa mori pjesë në hapjen e James Place Newcastle, Angli.
Të pranishmit e pyetën për gruan dhe fëmijët e tij.
“Gjithçka është në rregull,” u përgjigj mbreti i ardhshëm i Anglisë.
Ai gjithashtu falënderoi gratë, të veshura me ngjyrat e flamurit britanik, të cilat vizituan qendrën e re të bamirësisë, e cila do të ofrojë ndihmë për burrat që përballen me tendenca vetëvrasëse.
Përditësimi vjen më shumë se një muaj pasi Princesha e Uellsit njoftoi më 22 mars se ishte diagnostikuar me kancer.
Kate kishte treguar se, pas operacionit në bark nuk kishte rrezik për kancer, por analizat e kryera pas operacionit treguan se kishte një tumor.
Dhe ajo në videon përmes së cilës foli për herë të parë për sëmundjen e saj shtoi: “Ekipi im mjekësor më këshilloi të bëj kimioterapi parandaluese dhe tani jam në fazat e para të këtij trajtimi”.