Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Pas disa ditësh përballje me flakët, vatrat e zjarrit në Mallakastër të Shqipërisë janë shuar. Ndërkohë, në zonën e Drenies dhe Vloshit zjarri vijon me intensitet të ulët.

Shërbimet zjarrfikëse të Patosit po punojnë për neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e riaktivizimit të saj.

Më herët A2 CNN raportoi se u tërhoqën nga operacioni 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët u angazhuan gjatë ditës së sotme për kontrollin e perimetrit të zonës së prekur nga zjarri.

Në një përditësim të situatës nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend, ndërsa aktualisht vetëm dy zona vijojnë të jenë në monitorim.

Të ngjashme