Pas disa muajsh stagnim, ekonomia e BE-së përjeton rritje modeste

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ekonomia evropiane është rritur në mënyrë modeste pas muajsh stagnim mirëpo interesat e larta të menduara për ta luftuar inflacionin janë duke penguar pronarët e shtëpive dhe bizneseve që të huazojnë, shpenzojnë apo të investojnë paratë.

20 vende përdorin valutën euro dhe 346 milion banorë ata kanë parë një rritje prej 0.3% në periudhën nga prilli në qershor krahasuar me tre muajt e parë të këtij viti ka raportuar Agjencia Statistikore e BE’së Eurostat të hënën.

Kjo shifër është përmirësim krahasuar me rritjen zero të çerekut të parë të vitit dhe të recensionit të çerekut të fundit të vitit të kaluar. Megjithatë një rritje më e madhe e ekonomisë irlandeze e ka bërë gjendjen të duket më e mirë se që është në të vërtetë.

Kësaj matje i ka ndihmuar edhe një rritje prej 0.5% e Francës dhe 0.4% e Spanjës ku inflacioni më i ulët ka mundësuar shpenzimet më të mëdha të konsumatorëve gjë që rriti ekonominë spanjolle.

Të ngjashme