Pas diskutimeve, kryesuesi Hajdaraj tërheq kërkesën për themelimin e komisionit ad-hoc për anëtarin Gashi

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokrurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 280-të, ku sërish pati pakënaqësi me prezencën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj për të cilin kryesuesi Ardian Hajdaraj lexoi edhe një letër të anëtarit të këtij këshilli, Veton Shabani, raporton Ekonomia Online.  Megjithatë, mbledhja vazhdoi e ku pika e 6 e rendit të ditës ku ishte paraparë shqyrtimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Ad-hoc, ndaj një anëtari të Këshillit, në këtë rast Arian Gashit. Por, ajo u tërhoq si e pasafatshme.

E sa i përket letrës, U.D i Kryeprokruorit të Shtetit, Agron Qalaj ka thënë se nuk ekziston ndonjë dispozitë ligjore e cila ia kufizon ushtrimin e kompetencave.

“Mandati im si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit është plotësisht i vlefshëm. Do të vazhdoj t’i ushtroj detyrat e mia dhe të marr pjesë në mbledhjet e Këshillit deri në një vendim të formës së prerë që e përcakton ndryshe. Mbetem i hapur për bashkëpunim profesional me të gjithë anëtarët e Këshillit, me qëllim garantimin e ligjshmërisë, transparencës dhe funksionalitetit të sistemit prokurorial”, tha Qalaj.

Qalaj ka nënvizuar se ushtrimi i mandatit si U.D i Kryeprokurorit të Shtetit nuk kufizohet me asnjë procedurë ankimore.

“Vendimi i Këshillit për caktimin tim si ushtrues detyre prodhon efekt të menjëhershëm në përputhje të së drejtës administrative. Ligji nuk parashikon asnjë formë shtyrjeje të hyrjes në fuqi të këtyre vendimeve. Dhe ushtrimi i mandatit tim nuk kushtëzohet me asnjë procedurë ankimore. Pjesëmarrja ime në këtë mbledhje është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e dispozitave ligjore dhe vlefshmërisë së vendimit të Këshillit. Lidhur me pretendimin me efekt suspensiv, neni 15 i Ligjit 06/L-057 rregullon ekskluzivisht procedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimet e Këshillit për caktimin ose shkarkimin e një U.D. nuk janë masa disiplinore dhe nuk bien në fushëveprimin e këtij ligji. Prandaj, aplikimi i kësaj dispozite për të pezulluar një vendim kolegjial është juridikisht i pambështetur. Vendimi i Këshillit përcakton hyrjen në fuqi me datë 21 nëntor 2025 pa paraprirë shtyrje të ekzekutivit dhe pa kushtëzim me procedurë ankimore. Për më tepër, Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme duke konfirmuar se nuk ekziston efekt pezullues i vendimit”, tha mes tjerash ai.

Reagim pati edhe vet shkruesi i letrës, Veton Shabani i cili ka insistuar që të mos shkelet Ligji për përgjegjësi disiplinore.

“E komentuat letrën time. Së pari nuk e di a jemi duke iu referuar të njëjtit ligj edhe ne, edhe ju edhe prokurori nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sepse neni 15 është shuëm i qartë dhe mund t’i qaseni kushdo, Ligji për përgjegjësi disiplinore ne paragrafin 2, shkruan; ankesa ndaj vendimit të Këshillit ka efekt suspenziv dhe ndalon impelmentimine  atij vendimi deri të shqyrtohet ankesa. Andaj ju lutem, kemi të bëjmë me një drejtë kushtetuese që e ka shfrytëzuar Z. Kelmendi i shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme, pa kuorum, ndërsa Qalaj po don me përligj por ligji e tregon dhe vendimet gjyqësore dhe jo ju. Gjykata tregon a është i ligjshëm apo i paligjshëm. Ne nuk mund të japim interpretime, por të themi se ankesa nuk ka karakter susnpenziv, këtë vetëm juristët nuk guxojnë ta bëjnë. Për të mirën e juaj unë e kam ngritur këtë çështje që mos të hyni në shkelje të reja ligjore”, tha Shabani.

E sa i përket tërheqjes së kërkesës për themelimin e Komisionit Ad-hoc, ndaj një anëtari të Këshillit, në këtë rast Arian Gashit, anëtari Veton Shabani tha se duhet të tërhiqet në tërësi pasi tashmë është sqaruar nga vetë prokurori Ramiz Buzhala.

“Pika 6 të tërhiqet në tërësi, dhe këtë ta bëni ju. Duke e keqpërdorur foltoren e Këshillit keni lexuar një mesazh të dy personave, të një prokurori me një Kryeprokurore, ku ata përmendin emrin e zotit Gashi”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këto komunikime nuk është i përfshirë direkt zoti Gashi, ndërsa në publik kryesuesi e ka paraqitur sikur i përfshirë në komunikime është edhe anëtari Gashi.

“Nuk ka vend më të trajtohet, nuk ka as bazën më të vogël, nëse ka shkelje- atëherë do të këtë dikush tjetër shkelje, sepse personalisht keni iniciuar procedurën dhe jeni palë, dhe ju nuk mund të merrni pjesë si palë. Por, unë kërkoj që vetë ju ta tërhiqni. Nëse trajtohet, duhet të trajtohet duhet përfshirë edhe implikimin e juaj, implikimin e Kryeprokurores atje, mikeshës tuaj- shoqe çka e keni”, ka thënë ai.

Shabani shtoi se duhet të shikohet a ka qenë kërkesë e kryesuesit, si është paraqitur, a ka qenë komunikimi i Kryeprokurores vetëm me kryesuesen apo është ndjekur linja ligjore.

“Ka edhe tejkalim të afatit, sepse ju e dini kur e keni pranuar atë shkresë dhe e dini kur e keni paraqitë, sepse e keni një afat imperativ 15 ditë”, u shpreh ai.

Kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se kjo kërkesë nuk tërhiqet, pasi ka qenë i obliguar ta paraqes dhe gjithë këto mund të diskutohen kur të vihet tek ajo pikë.

Në anën tjetër, anëtari Visar Krasniqi, ka thënë se kjo është e pasafatshme.

“E keni mbajt deri në momentin kur iu ka dashtë juve, dhe e keni përdorë si shkak për moscertifikimin e zgjedhjeve, është e pasafatshme dhe lë hapësirë për diskutim se pse e keni mbajtë deri më 2 dhjetor”, tha ai.

Sipas tij, në këto komunikime nuk është i përfshirë direkt Gashi.

“Nuk ka vend më të trajtohet, nuk ka as bazën më të vogël, nëse ka shkelje- atëherë do të këtë dikush tjetër shkelje, sepse personalisht keni iniciuar procedurën dhe jeni palë, dhe ju nuk mund të merrni pjesë si palë. Por, unë kërkoj që vetë ju ta tërhiqni. Nëse trajtohet, duhet të trajtohet duhet përfshirë edhe implikimin e juaj, implikimin e Kryeprokurores atje, mikeshës tuaj- shoqe çka e keni”, ka thënë ai.

Në mbledhje është vendosur edhe që të dërgohet tek Presidentja kërkesa për lirimin nga detyra e Prokurorit të Sllobodan Baiq për arsye të arritjes së moshës së pensionimi.

“Pensionimi i prokurorit të Sllobodan Bakic, Prokurori në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë që arrin moshën e pensionimit me 1 janar 2026. Përndryshe është njëri nga prokurorët tjerë të komuniteti serb që në vitin 2022 ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga detyra në mënyrë të njëanshme dhe publike ndërsa KPK në 2022 ka pezulluar nga detyra si dhe pagat e tyre për shkak të mungesës së ushtrimit të detyrës në kohë të gjatë”, tha kryesuesi Ardian Hajdaraj.

Mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura për pikën për rekrutimin e prokurorëve dhe pikën tjetër për vlerësimin e ankesës disiplinore AD.nr.10/2025 të 5 nëntorit 2025.

Të ngjashme