Artistja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka bërë debutimin në skenë pas pothuajse dy vitesh pauzë.
Ajo ditën e djeshme (e shtunë) ka prezantuar projektin e ri të titulluar “Le të thyhen gotat”.
Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtarja mori gjithë vëmendjen me paraqitjen atraktive dhe mjaft sensuale në klip.
Teksti është shkruar nga vet Rovena, kurse për muzikën është përkujdesur De Vox.
Bashkëpuntorë të tjerë të këtij projekti janë: Bekim Shllaku dhe Valon Pestisha.
Videoja e veçantë u realizua nga produksioni ‘Max Production’, me xhirime në qytetin e Korçës.
Prurja e re e Rovenës vjen dy vite pas projektit “Mikja ime”, që e solli më 29 dhjetor të vitit 2018.