Pas rreth dy javësh në kërkim është arrestuar, J.I , i cili dyshohet për veprën “Vrasje e rëndë” që kishte ndodhur më 18 shtator në fshatin Debëlldeh të Vitisë.
Në komunikatën e policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë. I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Hetimet rreth rastit janë vazhdim e sipër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftim.