Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vazhdojë turin e takimeve të tij me diasporën.
Pas Greqisë, Rama ka bërë të ditur se do të udhëtojë drejt Italisë për takimin me shqiptarët atje.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri shqiptar tha se takimi do të mbahet më 26 maj në Milano.
“Së shpejti. 26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano”, ka shkruar Rama.