Pas heqjes së 10 centëshit për udhëtarët, synohen zbritje edhe për tarifat e operatorëve

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 13:59 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ditë më parë është hequr pagesa prej 10 centësh të cilën është dashur ta paguajnë çdo qytetarë me shfrytëzimin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për të udhëtuar në destinacione të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Por pos kësaj pagese, problematike është edhe tarifa e lartë e peronizimit për të gjitha linjat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Kjo është bërë e ditur nga kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor, Rushdi Kurtishaj, i cili është takuar me kryeshefin Ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti në Odën Ekonomike të Kosovës.

Kurtishaj bëri të ditur se janë edhe disa kërkesa të tjera që i ka parashtruar Shoqata e Transportit Rrugorë ndaj bordit të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

 “Dhe falë punës dhe presionit të madh të shoqatës, ajo taksë është eliminuar ne e sigurisht që e kemi pasur edhe kërkesat të tjera dhe jemi shumë afër marrëveshjes që edhe tarifa e peronizimit për gjitha linjat ndër urbane të zbritet diku në kërkesa jonë është në mënyrë lineare, diku rreth 30 për qind dhe sigurisht për ta gjitha nisjet për transport ndërkombëtarë të udhëtarëve ne kemi kërkuar që të zbritet tarifa mbi 50 për qind, të paktën të jemi afër në tarifat që paguhen në vendet e rajonit ose Evropës. Tarifat kanë qenë më të lartat në rajon dhe janë më të larta në Evropë dhe ne si Shoqatë e kemi kundërshtuar këto tarifa dhe falë një bashkëpunimi të mirë me bordin i cili tash ka filluar punën, po besoj që do t’ia dalim dhe këto tarifa gjithsesi do të kenë një ndikim shumë të mirë”, u shpreh Kurtishaj, raporton Ekonomia Online.

Kurtishaj shtoi se pagesat që janë aplikuar për udhëtarët prej 10 cent për destinacionet në vend dhe 50 cent për ato jashtë Kosovës, kanë krijuar tollovi. Sipas tij, qytetarët i janë shmangur kësaj pagese, çka ka bërë që qytetarët të presin jashtë rrethojave të stacionit të Autobusëve.

“Ju e dini që stacioni i Autobusëve në Prishtinë para disa kohës më shumë së një vite ka aplikuar një taksë për çdo qytetarë i cili ka shfrytëzuar stacionin e autobusëve përmes rrethojave që i ka vu para stacionit të autobusëve dhe është dashtë të paguajnë me hyrjen në stacion të autobusëve dhe me të vërtetë ka qenë një përzierje një mos operim i operatorëve në linja të rregullta, ka qenë një pengesë bukur e madhe. Sepse qytetarët duke i shmangur pagesave e atij 10 centi apo 50 centi varet nga destinacionet ku kanë udhëtuar, kanë krijuar tollovi dhe kanë krijuar pengesë bukur të madhe coftë në rastin e hyrjes e hyrjes së autobusëve në stacion coftë me rastin e ndaljes së autobusëve”, shtoi Kurtishaj.

Ai poashtu tha se është kërkuar që bashkë me Komunën e Prishtinës të largohen edhe operatorët ilegal që operojnë në vend. Sipas Kurtishajt, duhet të krijohet siguri për udhëtarët.

Të gjithë operatorët e transportit publik të udhëtarëve të cilët posedojnë një rend të udhëtimit siç e parasheh ligji, të shfrytëzohet stacioni i autobusëve për nisje ku me këtë rast edhe nga kryeshefi i stacionit të autobusëve edhe nga bordi morëm premtime që do të angazhohen shumë më tepër që të punojmë bashkë me inspektoratin e komunës së Prishtinës dhe të eliminojnë transportin ilegal, atë të kombi-busëve afër stacionit dhe në çdo pjesë afër qytetit për shkak të operatorëve të licencuar dhe ti mundësohet atyre që kanë një rend udhëtimit t’iu mundësohet të punojnë sipas ligjit për fuqi pra kjo nënkupton edhe shfrytëzimin e stacionit të autobusëve i cili tashmë është i licencuar për operim të të gjithë operatorëve të transportit publik të udhëtarëve”, pohoi ai.

Në anën tjetër, Luan Hoti, kryeshef ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, tha se takimet me Shoqatën e Transportit Rrugorë, janë të mirëpritura. Sipas Hotit, do të analizohen të gjitha kërkesat nga bordi i Stacionit të Autobusëve, me të vetmin qëllim, që qytetarët të kenë shërbime më të mira.

“Ishte një rast i veçantë që ti dimë kërkesat e shoqatës së transportuesve pra këto kërkesa vijnë nga sektori privat ne kemi respekt të veçantë ndaj sektorit privat dhe mundohemi që shërbimet tona të jenë krahas nevojave të tyre. Ne si stacion i Autobusëve së bashku me bordin do t’i analizojmë të gjitha kërkesat e tyre dhe do të vijmë shumë shpejt në një vendimet të caktuar që besoj që të jenë në bazë të kërkesave të Shoqatës së Transportuesve . Qëllimi jonë është që të gjithë qytetarët e Prishtinës, të kenë shërbime më të mira por edhe në anën tjetër, transportues të ndryshëm  të tjerë të cilët operojnë prej stacionit të autobusëve të kenë shërbime edhe më të mira në të ardhmen”, tha Hoti, raporton Ekonomia Online.

Ky është takimi i katërt që është mbajtur ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugorë dhe Stacionit të Autobusëve.

Të ngjashme