Pas hitit të publikuar, Gjiko shijon pushimet me familjen në Turqi

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Ata janë një nga çiftet më të admiruara në showbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për reperin Gjiko dhe partneren e tij, prezantuesen Elita Rudi, të cilët njëherësh janë mjaft aktiv dhe të ndjekur në rrjetet sociale.

Dyshja së fundmi po shijojnë pushimet në Turqi, ndërsa nuk kanë munguar me disa postime në Instagram.

Të njëjtit po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe në këtë ditë po ashtu moderatorja feston ditëlindjen e 29-të.

Në anën tjetër, pushimet e Gjikos vijnë pak ditë pas këngës së tij të re “Sa t’kom dasht” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Projekti, i publikuar dy ditë më parë, për një kohë kaq të shkurtër mblodhi afro dy milionë klikime.

Gjiko dhe Elita përndryshe janë të martuar që disa vite dhe tanimë janë të bekuar me dy fëmijë: djalin, Zërin dhe vajzën, Botën. 

Të ngjashme