Kandidati i PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika pas humbjes në zgjedhje.
Kilaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se jeta politike për të ka mbaruar, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë besuar.
POSTIMI I PLOTË:
Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju!
Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim!
Ju faleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua!
Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borxh gjithmonë!
Ju faleminderit përjetësisht të gjithë Ju që më besuat!”.