Ish-futbollisti italian, Antonio Cassano, i infektuar me COVID-19 ditë më parë, është dërguar me urgjencë në një spital në Xhenoa pas komplikimeve.
Familja e ish-futbollistit konfirmoi poashtu se ai nuk kishte marrë vaksinë.
Cassano që ka luajtur për Sampdorian dhe Real Madridit, ishte i izoluar së fundmi pasi kishte rezultuar pozitiv me virusin korona.
Por, në natën e Vitit të Ri, gjendja e italianit u vështirësua shumë, kështu që ai duhej të shkonte në spital.
Cassano, ndryshe, ka luajtur edhe te Roma, Milan, Inter dhe Parma.