Pas intervistës së Ledrit, Sara i fshin fotot nga Instagrami

Prishtinë | 15 Nën 2024 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse prej kohësh të ndarë, edhe pse Ledri i hoqi fotot nga rrjetet e tij sociale dhe këngën ku në videoklip ishte me Sarën, apo qarkulluan në rrjet edhe foto të tij me të dashurën e re, Sara Hoxha kishte vendosur që fotot me të në Instagram mos t’i hiqte, siç ndodh zakonshëm.

Por pas intervistës së dhënë nga Ledri në “Mirëmbrëma yje”, Sara ka vendosur që të gjitha fotot me Ledrin mos të jenë më në profilin e saj. E s’ka faj në fakt.. shumë gjëra u zbuluan për marrëdhënien e tyre.

Gjatë bisedës, Ledri u kthye pas në kohë dhe kujtoi edhe ardhjen në jetë të Poit, duke zbuluar se shtatzënia ka ardhur në një moment që ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre prej 3 javësh. Ledri tha se edhe pse ka patur dëshirë të ketë fëmijë, pasi në familjen e tij ai është djalë i vetëm, në ato momente nuk e ka pritur.

Reperi kujtoi se ka qenë periudhë pandemie, kur Sara e ka marrë në telefon dhe i ka treguar se do të bëhej baba, dhe pyetja e tij e parë ka qenë se nëse ajo do që ta mbajë atë fëmijë. “Një ditë para se të ndodhte jemi ndarë, dhe pas 3 javësh Sara më telefon dhe më jep lajmin e shtatzënisë. Kur më telefonoi, unë isha për darkë te një shok dhe te një shoqja ime dhe kisha pirë, kur u zgjova mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: ‘A do me e mbajt”.

Një deklaratë tjetër aspak e bukur ishte kur u pyet nëse i vjen keq për ndarjen, dhe ai tha se i vjen keq vetëm për Poin. Fundi i një marrëdhënieje ku ka patur dashuri gjithmonë lë vend për ‘keqardhje’ dhe të dalësh publikisht të shprehesh në këtë formë, kur gjithmonë ke qenë i rezervuar, s’është shumë normale.

“As nuk jam ndalur të mendoj pse nuk funksionoi, as nuk dua të mendoj. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo”, tha reperi, teksa shtoi, se ndoshta po të kishte qenë Sara pak më private do të ishim ende bashkë.

Të ngjashme