Pas kërcënimit nga Rusia, presidenti i Finalndës udhëton për takim me Bidenin

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, është nisur drejt Washingotnit për t’u takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Takimi do të zhvillohet të premten, bën të ditur një komunikatë për media e lëshuar sot.

Siç shkruan, yle.fi, të dy presidentët do të diskutojnë luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, ndikimin e luftës në marrëveshjet evropiane të sigurisë dhe bashkëpunimin dypalësh midis Finlandës dhe SHBA-së.

Ky udhëtim i Niinistos drejt Amerikës vjen edhe pas kërcënimit të Rusisë ndaj Finlandës nëse këta të fundit bëjnë përpjekje të anëtarësohen në NATO.

Lidhur me këtë udhëtim të presidentit finlandez ka shkruar edhe ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili ka rikujtuar se në të njejtën kohë Sekretari Amerikan, Anthony Blinken, do të vijë për vizitë në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni.

Të ngjashme