Pas kërkesave të shumta, dasma e Paris Hilton do të transmetohet në televizion

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 13:01 | Nga

Aktorja dhe sipërmarrësja Paris Hilton do ta kurorëzojë shumë shpejt dashurinë me martesë me të fejuarin Chris Zylka.

Ende pa dhënë detaje për datën, kjo po konsiderohet si dasma e vitit dhe interesimi për ta ndjekur është shumë i madh, shkruan lajmi.net

Madje ajo ka pranuar oferta dhe se ende nuk ka vendosur se në cilin medium ta transmetoj ngjarjen më luksoze dhe më me ndikim në botën e shoubizit e që është nata më e rëndësishme e saj, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Një gjë që dihet sigurtë është se ajo do të transmetohen në televizion. Paris do të kurorëzohet në të njëjtën kishë ku kishin dhënë betimet prindërit e saj 40-vite më parë.

Kujtojmë se burri i saj është katër vite më i ri se ajo ( 33 vjeç) ndërsa Hilton i ka 37. Chris Zylka është me profesion aktor, ndërsa ka luajtur në filmat e njohur si: “The Leftovers” dhe “The Amazing Spider-Man”.

Propozimin për fejesë e kishte marrë gjatë një udhëtimi në Aspen të Colorados, ku ajo ishte shprehur shumë e lumtur.

”Jam e lumtur me fejesën me dashurinë e jetës sime dhe me shokun tim më të mirë. Kurrë nuk jam ndier më e lumtur, e sigurt dhe e dashuruar. Ai është i përkryer për mua dhe tregoi se përrallat ekzistojnë” ishin fjalët e saj menjëherë pasi vuri unazën e shtrenjtë./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme