Pas kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri, reagon nënkryetarja e LVV-së

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar pas letrës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur te shefi i LVV’së, Albin Kurti të cilit i ka kërkuar një emër të ri që do të mandatohet për kryeministër.

Kollcaku ka shkruar në Facebook se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Ajo thotë se pastaj do të bëhet legalizim i  i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.

Të ngjashme