Pas Kinseyt, edhe nëna e Vitaly Zdorovetskiy ndërpret finalen e Kupës së Botës në ‘cricket’ duke hyrë me bikini në fushë

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër shpërqendrim me hyrjen e një individi në fushë ndodhi në finalen e Kupës së Botës në ‘Cricket’, e cila po zhvillohet mes Anglisë dhe Zelandës së Re, në Londër.

Femra që ka hyrë në fushë, e cila besohet të jetë Elena Vulitsky, 47 vjeçe, po reklamonte të njëjtin website për të rritur që Kinsey Wolanski promovoi me ndërhyrjen e saj në finalen e Ligës së Kampionëve, të zhvilluar ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit më 1 qershor në Madrid.

Nëna e Vitaly Zdorovetskiy, Elena, ndërhyn në Kupën e Botës së ‘cricket’-it, në Londër.

Në momentin kur kjo ndodhi, Elena u kap dhe u tërhoq nga rojet e sigurisë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo u hyri në mes të lojës me rroba banje të zeza, në mbishkrimin e të cilave promovohej faqja e filmave për të rritur.

Nëna e Vitaly Zdorovetskiy, Elena, u tërhoq me forcë nga forcat e sigurisë pas ndërhyrjes në Kupën e Botës së ‘cricket’-it, në Londër.

Elena Vulitsky përndryshe është nëna e krijuesit të faqes në fjalë, Vitaly Zdorovetskiy.

Ndërkohë, vajza që kishte ndërhyrë në finalen e Ligës së Kampionëve, Kinsey Wolanski, është e dashura e Vitalyt.

Kinsey Wolanski kishte ndërhyrë në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve 2019, në qershor.

Ky i fundit javë më parë ishte prezent në Kosovë për eventin e veturave që u organizua nga grupi “Merakli t’kerreve” në Vushtrri. /Telegrafi/

Të ngjashme