Ambasadori i Amerikës Philip Kosnett dy ditë mbas zgjedhjeve ka takuar edhe U.d e Presidentes Vjosa Osmani.
“Diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve. Theksova që njerëzit e Flamurit të Kosovës kanë votuar qartë për ndryshim. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, ka shkruar Osmani nw Twitter.
Kosnett gjatë së martës ka takuar edhe kryetarin edhe Albin Kurtin, ku e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të dielën, më 14 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore të thellë.
Rifillimi i shpejtë i dialogut me Serbinë është një kërkesë e qartë që është bërë nga ShBA-ja, por edhe shtetet kryesore të BE-së.