Pas lamtumirës për Shpatin, familja falënderon të gjithë për solidaritetin!

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Familja e Shpat Kasapit, ka falënderuar secilin person që iu dha mbështetje, i ngushëlloi dhe iu qëndroi afër në këto ditë të vështira.

Në një postim prekës, familja tha se falë këtyre personave, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje.

“Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë — jetojmë sot, por nesër mund të ikim — dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme. Buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ne. Ju falënderojmë pafund për praninë tuaj, për fjalët e ngrohta, për lutjet dhe për respektin që i kushtuat. Me mirënjohje të thellë, Familja Kasapi”, thuhet në njoftimin e familjes Kasapi.

Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ai vdiq në Itali, ku kishte shkuar për kurimin e djalit të tij trevjeçar.

Të ngjashme