Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se nuk e di çka e pret në të ardhmen.
Francezi u largua nga Topçinjtë me të përfunduar sezoni pas 22 vjetësh në krye. Pas këtij vendimi ai kishte deklaruar se është i interesuar që të marrë rolin e trajnerit te ndonjë skuadër tjetër, por që tash për herë të parë ai ka shprehur njëfarë vullneti që të tërhiqet tërësisht nga futbolli.
“A e kam ende dëshirën për të qenë trajner? Është pyetje që do t’i japë përgjigje në dy javët e ardhshme”, ka thënë Wenger të TF1’s Telefoot.
“A e kam ende dëshirën për të qenë trajner? Po. A e kam dëshirën që ta hedhë vetën një sfidë të çmendur? Nuk e di. Është punë që kërkon angazhim të plotë”.
“Duhet t’i jap vetes pak hapësirë, çka s’e kam bërë asnjëherë. Më duhet ta shoh se sa më mungon”.