Kalidou Koulibaly është larguar përfundimisht nga Napoli.
Qendërmbrojtësi afrikan i ka përshëndetur shokët në klubin italian dhe do të transferohet në Chelsea.
Klubi anglez ka arritur marrëveshje me atë italian për një shit-blerje prej 40 milionë eurosh, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rast, futbollisti senegalez do t’ju bashkohet “Blues” në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E me largimin e Koulibalyt, tash e tutje “mbret” i mbrojtjes së Napolit do të jetë Amir Rrahmani.
Futbollisti kosovar e pati një sezon mbresëlënës në Serie A nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.
Ndërsa, në sezonin 2022/23, 28 vjeçari pritet të jetë lider i mbrojtjes dhe lojtari kryesor i këtij reparti.
Napoli e konsideron si të pashitshëm futbollistin kosovar, i cili mund të përmirësohet edhe më shumë.
Me Rrahmanin në krye të mbrojtjes, napolitanët e synojnë edhe një sezon të suksesshëm pasi sivjet ishin në garë për titull të kampionit, derisa në fund e siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.