Pas lëndimit të mbrëmshëm përfundon sezoni për Keitan

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita nuk pritet që të kthehet në fushën e gjelbër për ndeshjet e mbetura të sezonit, pas lëndimit të mbrëmshëm që e pësoi ndaj Barcelonës, raporton Liverpool Echo.

Përfaqësuesi i Guinesë pësoi një lëndim në ije pas një ndërhyje në të nga Ivan Rakitiq, dhe në minutën e 24 ai u detyrua ta lëshonte fushën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Echo raporton se tani stafi mjekësor i Liverpoolit ende është duke e shqyrtuar gjendjen e tij, megjithatë kanë frikë se ai do të mungojë për disa javë.

Të shtunën Liverpooli do të luajë ndaj Newcastle Unitedit në Premier Ligë, derisa të martën e pret në Anfield Road. Kurse ndeshjen e fundit në ligë e luan ndaj Wolvesit. 14:34

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita pësoi një lëndim në sfidën e mbrëmshme ndaj Barcelonës që e detyroi ta lëshonte fushën.

Sky Sports raporton se Keita pësoi lëndim në ije, që e detyroi ta lëshonte fushën në minutën e 24, transmeton Koha.net.

Liverpooli mbrëmë pësoi në Camp Nou me rezultat prej 3 me 0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale, derisa ndeshjen e kthimit e luan më 7 maj në Anfield Road.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme