Kryeministrit të Kosovës i është shtuar edhe një këshilltar politik.
Këshilla për shefin e Qeverisë, tash e tutje, do të jap ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, i cili para disa ditësh u lirua nga burgu.
“Sylejman Selimi do të bëhet këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj. Ata dy edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur një takim”, ka thënë Avni Arifi, shef i kabinetit të Haradinajt.