Ekonomia Online
FUNDIT

Pas Malishevës, edhe Juniku shpall gjendje të jashtëzakonshme

Pas Malishevës, edhe Juniku shpall gjendje të jashtëzakonshme

Situata me vërshimet dhe përmbytjet në vend sa shkon dhe rëndohet. Komuna e Junikut ka njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, shkruan IndeksOnline. Në një njoftim zyrtar, Komuna bën me dije se ka formuar shtabin emergjent. “Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim […]

Situata me vërshimet dhe përmbytjet në vend sa shkon dhe rëndohet.

Komuna e Junikut ka njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, shkruan IndeksOnline.

Në një njoftim zyrtar, Komuna bën me dije se ka formuar shtabin emergjent.

“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen” thuhet në njoftim.

Pak më herët, edhe Komuna e Malishevës shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

“Që nga orët e mesnatës, Komuna jonë po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të territorit tonë. Si Kryetar i komunës, që nga momentet e para jam në terren bashkë me ekipet emergjente të shpëtimit, strukturat komunale, zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës, duke monitoruar nga afër situatën dhe duke koordinuar veprimet për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve”, ka deklaruar kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Të ngjashme