Deri kur do të vuajmë nga dhimbjet politike: Kaluan thuaja 20 vite pas përfundimit të luftës dhe Kosova është në pat – pozicion me Serbinë , në vend se të gëzojë pavarësi të plotë dhe ta shtrijë sovranitetit në tërë territorin e saj , ka hyrë , e detyruar nga “ miqtë” ndërkombëtarët dhe injorantët e vendit në bisedime ku tregtohet në mënyrën më të paskrupullt pikërisht me sovranitetin në ndërkohë që integritetin territorial e ndanë me Serbinë , Nuk mbaj mend apo nuk kam dëgjuar se një shtet , një kohë aq të gjatë pasi është ç-liruar , të bisedojë për çështje për të cilat nuk bisedon asnjë shtet normal. Është e kuptueshme se , për shkak të rrethanave specifike , një çështje mund të lihet pezull për një afat të caktuar kohor në ndërkohë që përmes bisedimeve bëhen përpjekje të bëhet një zgjidhje përfundimtare pa e kontestuar tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit. Serbia ka bërë shumë krime në Kosovë , jo vetëm në vitet 1998-1999 por edhe shumë më gjatë më se një shekulli.
Që nga koha kur Mihajlo Obrenoviq në vitin 1867 e largoi përfundimisht ushtrinë otomane nga Serbia përkatësisht nga viti 1878 , pas vendimeve të Kongresit të Berlinit kur Serbia u njoh ndërkombëtarisht si shtet , filluan krimet ndaj shqiptarëve , spastrimi etnik i dhunshëm i shqiptarëve nga Nishi , Prokupja , Kurshumlia dhe vendet tjera të banuara me shumicë shqiptare e që përfundoi me gjenocidin e luftës së fundit 1998 -1999. Për këto krime , jo vetëm në Kosovë por edhe në Slloveni , Kroaci , Bosnje , Maqedoni të Veriut , Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës , Serbia nuk u dënua as përafërsisht në përputhje me krimet e bëra.
Marrëveshja e Kumanovës ku aventurierët e Rambujes as që ishin të pranishëm i dha mundësi Serbisë të tërhiqet me tërë arsenalin ushtarak duke plaçkitur çdo gjë që donin , duke vrarë shumë shqiptarë , duke i vënë zjarrin shumë shtëpive dhe duke marrë me vete mijëra shqiptarë , si robër lufte të cilët pastaj i vendosën nëpër burgje duke organizuar procese të montuara politike dhe duke ekzekutuar një numër të tyre , pa asnjë proces gjyqësorë. Po të llogaritej Serbia si palë që e ka humbur luftën , atëherë , ndaj saj do të veprohej sikur ndaj Gjermanisë , Japonisë , Italisë dhe aleatëve tjerë që e humbën luftën e dytë botërore .
Një javë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, gjeneralët e KFOR-it përkatësisht të NATO-së , në motelin në Rudare dhe Merdare pinin shlivovicë me gjeneralët e Serbisë të cilët ende i kishin duart e përgjakura duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë dhe duke ekzekutuar robër lufte , gjithashtu shqiptarë. Po këta gjeneralë të Serbisë që flirtonin në Rudare dhe Merdare me gjeneralët e KFOR-it , ende nuk kishin arritur t’i mbërthenin pantallonat nga dhunimet e shumta në Kosovë dhe përsëri , me ndihmën e “ miqve “ ndërkombëtarë thuaja se u bënë paqeruajtës në Kosovë si dhe vendimmarrës .
Këta “ gjeneralët “ tanë , një pjesë e tyre , të shndërruar në hajdutë dhe dhunues ordinerë uzurponin banesa , shtëpi , hapësira biznesi , të mbetur pa pronarë dhe keqtrajtonin , deri në asgjësim çdokend që e konsideronin pengesë në rrugëtimin e tyre kriminal. Realisht këtu nuk ka fare dallim midis atyre që “ luftuan “ dhe atyre që bënë politikë paqësore , të gjithë vepruan njëjtë dhe në përputhje me mundësitë që i kishin. Serbët e Kosovës , disa u larguan për Serbi kurse disa të tjera u enklavizuan në lokacione të pastra etnike sikur që e formuan një hapësirë të madhe kriminale në Veri të Kosovës ku institucionet e Kosovës , qoftë të përkohshme apo edhe ato më pak të përkohshme nuk kishin fare qasje përjashtuar këtë elementet kriminale që vendosën marëdhënie të mira bilaterale me kriminelët serbë. Pjesë e këtij krimi të organizuar ishin edhe ndërkombëtarët që , duke i instrumentalizuar elementet kriminale , menaxhuan ashtu si deshën dhe me lehtësi proceset politike që fundamentalisht e dëmtonin Kosovën. U provokuan ngjarjet e marsit 2004 dhe për këtë u fajësuan vetëm shqiptarët . U bënë hetime vetëm për vrasje të serbëve , 8 serbë të vrarë por nuk u bënë fare hetime për vrasjen e 11 shqiptarëve , një pjesë e të cilëve u ekzekutua nga policia e UNMIK-ut sikur që u ekzekutuan kinezët protestues në Sheehin Tienan Man në Pekin . Apo në Kore të Veriut.
Askush nuk u dënua për mbytjen e dhunshme të 3 fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër të fshatit Çabër sepse , shihni këtë formulim idiotesk dhe racist të gjykatave të UNMIK-ut , nuk është gjetur qeni i cili qenka llogaritur si dëshmitar krucial. OSBE – ë , përkatësisht varrosësi i demokracisë dhe lirisë së mediave në Kosovë , Paskal Fieski e kërcënoi RTK –në se , nëse nuk raporton sipas standardeve me të cilat do të pajtohej edhe Serbia , ndaj saj do të organizohej një gjyq sikur në Ruandë dhe do të merrnin përgjegjësi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aq iu desht RTK –së t’i lëshojë brekët për t’i mos i veshur as sot e kësaj dite duke ia kthyer prapanicën çdo politikani , çdo partie që ishte në pushtet apo që kishte pushtet , vendorë qpftë ai apo ndërkombëtarë , pa asnjë dallim.
Bisedimet e Vjenës dhe Tangoja e Beogradit : Përbërja e delegacionit në Vjenë ishte kryesisht e përbërë prej analfabetëve politikë të cilët mendonin se ishin politikbërësitë kryesorë në botë , pa të cilët nuk merrej asnjë vendim me rëndësi globale dhe duke i futur hundët gjithkund. I zuri vera vjeneze përjashtuar disa arsitokratë kosovarë që verën e kishin pjesë të menysë , shekuj me radhë. Fort i mbushën llogaritë e tyre bankare , dilnin para kamerave me flokë të ngjyrosura futë zi , sikur artistë të serialeve turke , ameriko – latine apo sikur të ishin kushërinjë të Sandokanit. U angazhua një kriminel kushtetues , Mati Ahtisari që e masakroi Kushtetutën e Kosovës duke e vendosur zemrën e tij si përcaktuese për Kushtetutën ndërsa bishtin apo këmbët e arushës ua la kosovarëve. Kjo Kushtetutë , ate çka nuk arriti ta bëjë Millosheviqi me luftë dhe gjenocid , me ndihmën e Presidentit Ahtisari , serbët i shndërroi në nebeski narod ( popull hyjnorë apo qiellor ) duke u siguruar supremaci dhe imunitet nga çdo lloj ndjekjeje. U siguroi vende të rezervuara , me 16 vota bëheshin deputetë , në një vend të pavarur dhe sovran organizoheshin zgjedhje të lira lokale dhe parlamentare të një shteti armiqësorë siç ishte dhe është Serbia e kriminelit të luftës , Aleksandar Vuçiq , i shndërruar dhe ndërkobëtarisht i pranuar si viktimë ndonëse të kaluaren , pëmmbajtjen dhe historinë e ke , thjeshtë kriminale.
E siguruan një grup të paditurish apo një kastë prej leshkove që i dërguan në Bruksel , në bisedime teknike !!!! I ndanë rolin kryesorë në këto takime “ teknike “ një fallxhoreje që këto bisedime , me paratë e popullit i përdorte për të bërë shopping dhe për të punësuar familjarë të ngushtë dhe të gjerë , aq sa kishte vend në aeroplan. Bëri fusnota, tërë kohën gënjeu dhe mashtroi, për një grusht eurosh të pista , për një shtrëngim duarsh me lojtarë të ligës së dytë dhe të tretë të politikës në Bruksel. Hashimi , Mbreti i Kosovës , Maqedonisë së Veriut , Tuzit dhe Luginës ia hapi atë vend pune duke e shpikur një post për këtë mashtruese ordinere. E cila mbeti peng i Mbretit Hashim , deri sa e shndërroi në material të pariciklueshëm politik prandaj , tash , e lënë rrugëve , po e sulmon fort mbretin duke e akuzuar për tradhëti kombëtare. Nëse bisedimet në Bruksel kanë filluar si marëdhënie konsensuale , duket se vazhdimi e sidoms përfundimi do të jetë dhunim klasik dhe i rëndë i të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Në bisedimet e Brukselit janë zhytur të gjithë , komandantë dhe paqësorë , tokësorë dhe jashtëtokësorë ! Shoqëri civile dhe pleqnarë të Muçibabes , media të “ pavarura “ dhe tredharakë të Behgjet Pacoll Agës , organizata humanitare e Mirosllav Radojçiqit dhe kurvat politike të Serbisë në bordellon e Goran Rakiqit.
Marrëveshja e detyrueshme dhe shkërdhyerja “ vullnetarisht “ e pranueshme : Mbreti i Kosovës dhe kosovarëve si dhe pjesëve ku kanë jetuar shqiptarët e që tash janë pjesë e emigracionit për shkak të dhunës politike , Hashimi i Parë, ka kohë po i udhëheq kadastrat e Kosovës dhe po merret me fletët poseduese . Askush në Kosovë nuk është i sigurt se ku do të jetë nesër , si pjesë e Serbisë , pas këmbimit të territoreve , në hajme të shteteve të perëndimit si azilkërkues apo do t’i lënë eshtrat në lumin Rio Grande në përpjekje të kalojnë në Amerikë. Hashimi e ka krijuar një ekip kondomësh politikë dhe civilistë të menedermethënë shoqërisë civile , për të gjitha situatat dhe për shijen e tij. I përdorë dhe i keqpërdorë, sipas nevojës. Ka më shumë se dy vite që na ka dhunuar me korigjim të kufijve dhe këmbim të territoreve duke bërë harta gjeografike me Aleksandar Vuçiqin. Po të mos ishte Gjermania dhe zonja e Madhe , Angela Merkel si dhe kundërshtimi i Silvester Haradinaj – Rambos , sot do ta dëgjonim ezanin nga mulla Haqifi i Vellika Ternovcit e që pastaj shpejt e shpejt do ta bënte pelegrinazh deri në Stamboll për të dërguar ca qeska kanabis dhe për të marrë ca qeska hashash për “xhematin “ e Brukselit , Parisit , Prishtinës dhe qendrave tjera. Hashimi , për një çast heshti , nuk po dëgjohet përveç se që të gjithë kundërshtarëve që e shajnë dhe e sulmojnë u dërgon mesazhe paqeje dhe dashurie. Tash , ka shkuar në Japoni , për të kryer kursin për samuraj , jo për të flijuar veten por të tjerët. Tash po bëhet i rrezikshëm. Vuçiqi po thotë se nuk ka njohje të Kosovës pa fituar edhe Serbia pak , shumë pak , nja 30% të territorit të Kosovës dhe statusin special për serbët tjerë. Kërkesë modeste , shumë modeste. Daçiqi dhe Pacolli sikur të ishin vëllezër siamezë , me vullnetin më të madh po punojnë kundër Kosovës , Daçiqi duke rritur numrin e ç’njohjeve kurse Pacolli duke e prurë thuaja në pikën zero numrin e njohjeve . Këtu po bëhen bashkë dhe nuk dallojnë fare. Kosova nuk i ndanë por i bashkon !
“ Normalizim “ i dhunshëm dhe i detyrueshëm : SHBA –të e kanë caktuar një të dërguar për lehtësim të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje detyruese. I ka dërguar edhe dy senatorë që e kanë vizituar Kosovën dhe Serbinë. Edhe z. Pallmer sikur edhe senatorët më nuk po flasin se duhet të bisedohet për arritjen e marrëveshjes por po flasin për marrëveshjen , si punë e përfunduar. Janë caktuar afatet dhe kjo marrëveshje po përdoret si sllogan i Trampit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ku Tramp mendon për një mandat të dytë. Pse ne duhet të votojmë për Trampin ?! Nëse Behgjet Pacolli , si republikan i njohur që nga Republika Socialiste e Jugosllavisë ka interes ta votojë Trampin , këtë interes nuk e kanë të gjithë në Kosovë. Begja është një tra(m)pist shumë i bindur . Vitin e kaluar më ftoi në kafe në Washington pikërisht në hotelin e Trampit . I propozova të pimë kafe në cilindo hotel tjetër por nuk pranoi. Trap dhe vetëm Tramp ! Tash po thuhet se kjo marrëveshje nuk do t’iu pëlqejë popullit , as në Serbi e as në Kosovë. Hashimit dhe Acës do iu pëlqejë , gjithsesi ! Jam plotësisht i vetëdijshëm se duhet të bisedohet me Serbinë …për fqinjësi të mirë , për kompensim të dëmeve të luftës , për bashkëpunim dhe tregëti. Por nuk duhet të bisedohet asnjëherë për territore . As edhe për 1 milimetër territor. Nëse krimineli kushtetuese , Mati Ahtisari e ka përjashtuar çdo mundësi të jetësimit të vullnetit politik të shqiptarëve se ku dhe me kend duan të jetojnë dhe të bashkohen dhe që pasardhësit e shokut Tito e kanë pranuar si edhe një kategori e leshkove politikë të dalë nga lufta ,pse të pranojmë të bisedojmë për kufij dhe territore ?! Kosova i ka kufijtë dhe territorin sikur që e ka edhe Serbia dhe mund dhe duhet të bisedohet për një zgjidhje vetëm brenda kufijve ekzistues .
Nëse në Kushtetutën e kriminelit kushtetues Mati Ahtisarit nuk lejohet që Kosova është shtet i shqiptarëve ( 95%) e popullsisë dhe qytetarëve tjerë , pse atëherë duhet të sigurohet për serbët statusi i “ popullit hyjnorë” që kanë më shumë të drejta se krejtë shqiptarët , së bashku me pakicat tjera. Kosova duhet ta hedhë në mbeturina shprehjen diskriminimi pozitiv dhe ndaj pakicave duhet të zbatojë në plotëni të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e pakicave . Asgjë më shumë! Nëse hidhen në tavolinën e bisedimeve kufijtë ekzistues të Kosovës dhe pranohet si mundësi këmbimi i territoreve , atëherë po e fusim në bisedime edhe Maqedoninë e Veriut , Luginën e Preshëveë , Malin e Zi , Greqinë si dhe trojet që dhunshëm janë zbrazur nga shqiptarët pas shpalljes dhe njohjes së pavarësisë së Serbisë. Nuk diskutohet për një korigjim dhe dhënie – falje – marrje me dhunë të territorit të Kosovës kurse Serbia të mbetet e virgjër territorialisht . As shtetet dhe vendet nga janë dëbuar dhunshëm shqiptarët dhe ku jetojnë edhe sot e që diskriminohen në sy të ndërkombëtarëve.
Territori i Kosovës duhet të jetë i paprekshëm dhe duhet ta përdorim sloganin e Triestes pas përfundimit të luftës së dytë botërore në pretendimet irrdentiste të Italisë ; “ Prst damo , Trst ne damo ..” , “ gishtin e japim , Trieshtën nuk e japim ..” e cila duhet të përshtatet kushteve moderne ; “ Hashimin e japim , Kosovën nuk e japim …”. Mbreti , Hashimi i Parë do ta luaj lojën pas deklaratatve ultimative të amerikanëve ; do të tërhiqet nga vija e parë e frontit të bisedimeve dhe tërë përgjegjësia do të bjerë mbi ; “ qeverinë e re që ka besim dhe që ka ide kreative për bisedime me Serbinë….” ku padyshim LVV do të jetë jashtë loje dhe në fushë do të mbesin lojtarët e sprovuar dhe që kanë dhënë provime të dëgjueshmërisë , jo për shkak se u mungon guximi por se janë parti shtetformuese dhe shtetrrënuese , më falni , shtetndërtuese. Duhet ta pranoni se Isa Mustafa është shumë inteligjent dhe se koeficientin e intelegjencës e ka sa të Madonës ( Madona e ka Qi shumë më të lartë se Albert Ajnshtajni ) dhe të dy janë shumë të merituar për shkencën , Ajnshatjni për Teorinë e Relativitetit , Madona për Teorinë e Hiperseksualitetit. Isa po del në prapavijë , si shef i logjistikës ndërsa përgjegjësinë po e marrin Vjosa po Vjen dhe Vjosa po Shkon , me të tjerët. Isa , bashkë me Hashimin po e luajnë rolin e Pont Pilatit duke u larë nga çdo mëkatë që kanë bërë në dëm të Kosovës . Kot e kanë, nuk i lanë as lumi , as deti e as oqeani. E kanë të garantuar përrockën r fshatit. Ku do të mbyten.
Jemi para një dileme historike ; “ ose duhet t’i mbajmë të lëshuara në tokë brekueshet e Kazakistanit , ose duhet fort t’i shtrëngojmë sumbullat e xhamadanit…”!