Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë përfolur prej disa muajsh se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Modelja dhe këngëtari nga Kosova, të cilët u martuan në shtator të vitit 2019, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kanë fshirë çdo postim të përbashkët.
Blero, i cili nuk i ka shpëtuar dot interesit të gazetarëve, është munduar që të shmanget me lezet dhe nuk ka pranuar se ka një krizë mes tyre. Gjatë ditëve të fundit, me postimet që bënë në rrjete sociale, duket se përcillnin ndaj njëri-tjetrit disa mesazhe të koduara.
Ishte Afrona, e cila festoi pak ditë më parë 30 vjetorin e lindjes, foli për fillime të reja. Kjo deklaratë u pa si një konfirmim se gjithçka mes tyre ka marrë fund. Por nuk mjaftoi me kaq. Më pas, ajo bëri një tjetër postim, përmes të cilit dukej sikur thumbonte ish partnerin e saj.
Modelja shkruante se sa më shumë rritej, kuptonte se kishte humbur kohë me gjëra koti. Por, menjëherë pasi këtij komenti, erdhi dhe reagimi i Bleros, duke e cilësuar si mosmirënjohëse. “Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”, shkroi ai.
Sakaq, së fundmi, Afrona ka bërë një veprim që ka hedhur dyshime mbi raportin e tyre. Ajo ka postuar disa fotografi, mes të cilave janë dhe disa të shkëputura nga albumi i dasmës. Nuk dihet nëse është një rastësi apo modelja ka dashur të përcjellë ndonjë mesazh për këngëtarin.