Pas ndarjes, Fero dhe Arbenita nisin pushimet së bashku! Çfarë po ndodh mes ish-çiftit

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Reperi Fero Fera dhe modelja Arbenita Ismajli muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre, duke u bërë kryefjala e mediave rozë.

Para ndarjes në gjykatë Fero i kërkoi një mundësi ribashkimi publikisht Arbenitës por kjo e fundit duket se nuk pranoi të rilidhej më me të.

Por siç duket gjakrat mes tyre janë qetësuar dhe këtë e tregojnë disa postime që të dy personazhet kanë bërë në Instagram.

Ish-çifti shfaqin të dy foto në bregdet duke shijuar pushimet së bashku me vajzën e tyre, e cila duket qartë në disa foto të postuara.

Pa e konfirmuar vetë ata nuk mund të themi akoma nëse ka një rikthim të çiftit apo ata thjeshtë po kalojnë disa pushime bashkë vetëm për hir të vajzës së tyre.

Kujtojmë që shkak i ndarjes së tyre ishte dhuna fizike dhe psikologjike që Fero ushtronte ndaj modeles, e cila ngriti një padi ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Të ngjashme