Pas ndarjes, prezantuesja e Top Channel i rrëmbeu veturën Nogës

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 11:45 | Nga

Martesa e tyre zgjati më pak se një muaj, por nga ndarja me reperin kosovar Noga, prezantuesja Kristela Gjoka duket se doli “fitimtare”.

Bjondja seksi ka lënë pas historinë më ish-bashkëshortin e saj Agon Abdullahu, por mediat kosovare shkruajnë se Kristela i ka rrëmbyer ish-partnerit, makinën!


Reperi kosovar thuhet se ka kërkuar kthimin e veturës luksoze nga Kristela por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjoka po vazhdon jetën e saj normalisht sikurse mos të kishte ndodhur as edhe një gjë e keqe.

Cifti në fjalë ishin në pritje të një fëmije, për të cilin reperi akuzoi prezantuesen se e abortoi në muajin e gjashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme