Skuadra që fiton nuk ndryshohet. Dhe pas tensioneve në fushë dhe kualifikimin që çoi në shtëpi me përkushtim të madh dhe me nder, Gigi Buffon mund të zbavitet me ekipin e tij të madh: Ilaria D’Amicon dhe bijtë e tij Leopoldo Mattia, David Lee, Louis Thomas.
Në fotot e publikuara nga revista javore “Diva e Donna”, shfaqet portieri i Juventusit teksa i gëzohet një pasditeje në park me dashuritë e tij. Dhe nuk mungojnë shkëmbimet e puthjeve me Ilarian.
Çfarë luan me fëmijët portieri i kombëtares? Natyrisht që luan futboll. Një arsye më shumë sepse të gjithë fëmijët e tij janë meshkuj. Edhe i vogli Leopoldo Mattia, 1-vjeçari pas hapave të parë, tani provon penalltitë e para dhe babi Gigi si trajner i mëson truket e profesionit fëmijëve të tij. Të qeshura, argëtim dhe buzëqeshje të mëdha bënë që ta kalonte në një çast të gjithë tensionin e ndeshjeve, madje edhe të atyre më të vështirave.
“Ilaria ka qenë fati i madh i jetës time. Edhe pse kemi ardhur deri këtu duke kaluar vuajtje të pashmangshme. Ajo është personi që unë kam kërkuar dhe kam dashur. Dhe shpresoj të vlejë e njëjta gjë edhe për të.” Shëtitje dhe driblime gjithmonë në formacionin e dashurisë, por para se të kthehej në shtëpi nuk mund të rrinte pa puthur buzët e Ilarias së tij dhe të shkëmbente me të momente të ëmbla.