Pas mbi një jave të qëndrimit mbyllur në objektin e Komunës së Leposaviqit, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri është larguar që aty.
Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook.
“Dita e nëntë dhe e fundit e imja në Komunën e Leposaviqit”, shprehet ai.
“Erdhi moment më u largu dhe me emocione të përziera u përshëndeta me kryetarin Lulzim Hetemi, një burrë stoik që motivoj me vazhdu deri në fund dhe me e kry misionin faqebardhë”.