Pas ngecjeve për shkak të shkeljeve ligjore, hapet rruga për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 14 janar – Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit më në fund i është hapur rruga për ta nisur ndërtimin e objektit të Muzeut të Historisë së Natyrës. Pasi i ka korrigjuar shkeljet që i kishte bërë gjatë vlerësimit të ofertave të kompanive për ndërtimin e këtij objekti, këtij institucioni i është dhënë leja që të lidhë kontratë me kompaninë e përzgjedhur për ta nisur ndërtimin e objektit ku do të shpaloset historia e natyrës së Kosovës. Kontrata në vlerë prej 2 milionë e 378 mijë e 431 eurosh, mes MKR-së dhe konsorciumit “NNR – Rukolli shpk dhe Call Home electronics shpk” pritet të nënshkruhet brenda dhjetë ditëve.

Muzeu i Historisë së Natyrës ishte parë si zgjidhje për mbi një mijë eksponate, kafshë e insekte të balsamosura, të cilat prej 21 dhjetorit të vitit 2017 janë vendosur në një shtëpizë prej dërrasash në hyrje të kompleksit “Eminxhik” në Prishtinë, që ka katër objekte, në dy prej të cilave zë vend Muzeu Etnologjik/ Shaban Maxharraj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme