Gjatë ditës së djeshme një i mitur është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” dhe se i dyshuari tjetër i mitur është dërguar në mbajtje.
“Rruga “Beqir Kastrati”, Gjakovë 11.01.2023 – 08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht me mjet të fort (thikë) viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raport.