Tuna Sejdiu sapo është bërë nënë e një djali dhe për pak kohë i ka shkëputur kontaktet me skenën.
Të paktën kështu mendonim. Sipas Express, këngëtarja së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re që vjen si bashkëpunim me reperin Bim Bimma.
Nuk ka dyshim që kënga do jetë një hit, pas sukseseve të vazhdueshme që Tuna ka arritur. Projekti i saj më i fundit ishte “Duam”, një këngë që të ngjallte emocion me të cilën ajo zgjodhi të përfaqësohej në “Këngën Magjike”.