Pas një sherri në karantinë, boksieri turk masakron të dashurën me thikë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloğlu është arrestuar pasi, siç bëjnë me dije mediat turke, ka masakruar me thikë të dashurën e tij, Zeynep Senpinar. Pasi ka kryer krimin Kemaloğlu ka plagosur edhe veten. Ngjarja ka ndodhur pas një debati që çifti pati, në orën 05:30 të mëngjesit të së dielës së kaluar, në banesën ku ata po kalonin kohën e karantinës së bashku.

Thuhet se ai ka thirrur një ambulancë në shtëpinë e tij, pak pasi e rrahu të dashurën 25-vjeçare dhe e qëlloi me thikë në gjoks. Trupi i viktimës iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore dhe analizat paraprake treguan se plaga e shkaktuar nga thika në kraharor ishte shkaku i vdekjes.

Sipas mediave turke, boksieri ka kryer 14 vepra penale, përfshirë 10 lëndime të qëllimshme dhe 1 sulm seksual, që nga viti 2011. Për herë të fundit, ai është arrestuar më 28 gusht të 2019-ës për “Sulm seksual dhe plagosje të qëllimshme” dhe u la i lirë pas deklaratës së tij në prokurori.

Të ngjashme