Capital T ka përmbyllur një sezon veror me shumë koncerte në Kosovë e Shqipëri, ku në pamjet që ka sjellë në rrjetet sociale, ai çdo herë është mirëpritur me shumë dashamirësi nga fansat e tij.
E pas gjithë angazhimeve, reperi ka gjetur kohë për të ia përkushtuar vetës, duke udhëtuar drejt Italisë për pushimet e radhës.
Reperi nga Prishtina në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka sjellë fotografi të ndryshme nga atje, teksa duket që po i shijon pafund.
Ndërsa, reperi emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, nuk ka treguar se kush është personi që po e shoqëron në këto pushime, duke vazhduar ta mbajë larg syrit mediatik jetën e tij private.
Kujtojmë që projekti i fundit i reperit mban titullin “Buzëqeshje”, që ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Foto: Capital T/Instagram
Ndërsa, mbetet të shihet se cili do të jetë projekti i radhës i reperit që numëron fansa të shumtë.