Makthi për Lady Gagan mori fund! Qentë e saj, Gustav dhe Koji janë gjetur shëndoshë e mirë! Bulldogët francezë u rrëmbyen 3 ditë më parë nga autorë të paidentifikuar, të cilët qëlluan mbi shëtitësin e qenushëve të këngëtares, që është njëkohësisht miku i saj.
Shëtitësi i tyre, Ryan u qëllua në krahëror, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Pas njoftimit të Gaga-s në Twitter dhe lajmit se ka një shpërblim për 500.000 dollarë për “këdo që ka qentë e saj, një grua i ka çuar ato pasditen e djeshme në Departamentin e Policisë në Los Angeles (LAPD).
Deri më tani thuhet se gruaja e panjohur nuk është e përfshirë në sulmin e së mërkurës. Pak para se qentë e saj të gjendeshin, Gaga postoi në Twitter zemërthyer lajmin e rrëmbimit