Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, raporton Ekonomia Online
Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë me gazetarë.
Para Kurtit, Peach ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.