Pas pandemisë do të ndërtohen dhjetëra shtëpi për familjet në nevojë në Ferizaj

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu priti sot në takim humanistin Halil Kastrati i cili solli ndihmë 100 pako ushqimore e higjienike për qytetarët në nevoja në kohën e pandemisë.

Aliu me këtë rast falënderoi Kastratin për ndihmën e dhënë, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka munguar asnjëherë në Ferizaj.

Kastrati tha se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim u dakordua që pas pandemisë me COVID-19 do të fillojë ndërtimi i dhjetëra shtëpive për rastet sociale, familjet skamnore në Ferizaj.

Ndryshe, pakot me ushqime e preparate higjienike të dhuruara sot, do të shpërndahen këto ditë bazuar në listat e sektorit të mirëqenies sociale.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Aliu priti humanistin Halil Kastrati i cili solli ndihmë 100 pako ushqimore e higjienike. Pas pandemisë nis ndërtimi i dhjetëra shtëpive për skamnorët

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me këshilltarin, Ardian Sejdiu, pritën në takim, humanistin e përmasave mbarëkombëtare, Halil Kastrati, i cili me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kishte vendosur t’i dhuroj 100 pako ushqimore e higjienike për familjet skamnore në Ferizaj.

Nikoqiri, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se kjo mbështetje nga humansti Kastrati nuk ka munguar asnjëherë në Ferizaj, e për të cilën e falënderoi përzemërsisht.

Në anën tjetër, mysafiri, humanisti Kastrati tha se kjo mbështetje në Ferizaj është kaherë aktive dhe se do të vazhdoj. Ai tutje përgëzoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu i cili gjithmonë, porse veçanërisht gjatë kësaj pandemie, ka dëshmuar kujdesin për të varfërit e nevojtarët ferizajas.

Ajo që ka rëndësi të jashtëzakonshme për familjet skamnore në Ferizaj, është se nga ky takim rezultoi dakordimi që pas pandemisë të nis ndërtimi i dhjetëra shtëpive për rastet sociale, familjet skamnore në Ferizaj.

Pakot me ushqime e preparate higjienike të dhuruara sot, do të shpërndahen këto ditë bazuar në listat e përpunuara nga kompetentët e sektorit të mirëqenies sociale.

Fotografia e Komuna e Ferizajt
Fotografia e Komuna e Ferizajt
Fotografia e Komuna e Ferizajt

Të ngjashme