Pas pauzimit sulmeve mes ShBA-së e Iranit, bien çmimet e karburanteve

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Çmimi i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme falë shpresës se një pauzë e sulmeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të ndihmojë në depërshkallëzimin e konfliktit.

Çmimi për një fuçi nafte të papërpunuar në bursën “Brent” ra për më shumë se 9 për qind, në 87,59 dollarë, pasi javën e kaluar kishe shkuar në mbi 100 dollarë, raporton televizioni BBC.

Rënia e çmimeve erdhi, pasi ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara tha se sulmet ndaj Iranit u ndalën për natën e dytë rresht “për t’u dhënë ca hapësirë bisedimeve”.

Një zëdhënës ushtarak iranian tha të dielën se Teherani i kishte ndërprerë sulmet “hakmarrëse” në rajon si reagim ndaj veprimit të Uashingtonit.

Javën e kaluar, çmimi për një fuçi nafte shkoi në 100 dollarë, për herë të parë nga maji, me shqetësime të reja për shkak se grupi Houthi në Jemen sulmoi anije cisterna në Detin e Kuq, duke rrezikuar një rrugë kyçe të eksportit, e cila përdorej nga Arabia Saudite për ta shmangur Ngushticën e Hormuzit.

Inflacioni më i lartë e shton mundësinë që bankat qendrore t’i rrisin shkallët e interesit në përpjekje për ta mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

Të ngjashme