Ndeshja e Wladimir Klitschko kundër Anthony Joshua në prill ishte një nga ndeshjet më të mira të boksit këto vitet e fundit.
90,000 fansa të boksit ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen klasike në stadiumin Wembley dhe të gjithë shpresonin për një ndeshje tjetër mes këtyre dyve më vonë këtë vit.
Por, Klitschko në vend se të pranojë një tjetër ndeshje kundër Joshuas, ka vendosur që të pensionohet.
“27 vite më parë e fillova karrierën time në sport dhe ishte zgjedhja e profesionit më të mirë ndonjëherë”, tha Klitschko, transmeton Gazeta Express.
Një ditë pas vendimit të tij, Klitschko bëri një tweet për Joshuan. Ai shkroi: “Zemra ime është në paqe ndërsa ia kaloj pishtarin Anthony Joshuas – gjeneratës së re. Paç fat vëlla i vogël, jam krenar me ty”, shkroi ai.