Drejtori i televizionit “Kanal 10”, Arben Ahmeti, ka thënë se Lista Guxo është bërë si rezultat i mungesës së ndryshmeve në partinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe për shkak të mos-ardhjes në pushtet të Vjosa Osmanit.
Kështu u shpreh Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shtoi se, tani që Vjosa Osmani është presidente e Republikës së Kosovës, LDK-ja ka ndryshuar.
“Tash kur Vjosa eshte presidente dhe LDK ka ndryshuar, nuk ka arsye e as kauze qe kjo parti te i’a mesyje zgjedhjeve lokale.”
“Sepse as elekorati i LDK-se qe e ndoqi Vjosen, nuk ka arsye ta ndjeke me ne nje parti te majte si VV”, shkroi Ahmeti ndër të tjera Facebook.