Pas përfundimit të armëpushimit, kamionët e ndihmës së parë hyjnë në Gaza

Prishtinë | 02 Dhj 2023 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka bërë të ditur se kamionët e ndihmës së parë kanë hyrë në Gaza që nga rënia e armëpushimit.

Kamionët kanë hyrë sot përmes anës egjiptiane të vendkalimit Rafah, në rrugën e tyre për në vendkalimin Awja, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Burimet e sigurisë egjiptiane dhe të Gjysmëhënës së Kuqe kanë shtuar se dy kamionë me karburant dhe 50 kamionë me ndihma kanë kaluar nga pala egjiptiane duke shkuar në Awja për inspektim.

Të ngjashme