Pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, vendosjes së flamurit të komunitetit në ballkonin e QIKA-s, dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e Javës së Krenarisë, persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-së.
“Kujtojmë se pak ditë më parë me gjuhë të urrejtjes janë vandalizuar edhe zebrat pranë Hotel Grand të cilat aktivistet/ët i kishin ngjyrosur me ngjyrat e ylberit për Javën e Krenarisë.Ky është sulm ndaj medias dhe ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut. Homofobia nuk na ndalë.QIKA qëndron me dashurinë dhe lirinë e secilës e secilit për të qenë vetja”, shkruan në njoftimin zyrtar.