Më 22 shtator në New York fillojnë punimet e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ajo se çfarë do ta karakterizon këtë takim virtual është fjalimit i presidentit Vladimir Putin, për të cilën gjë mediet ruse kanë raportuar me gëzim.
Mirëpo, Putin ka pesë vite që nuk ka qenë i pranishëm në Asamble. Për herë të fundit ishte drejtuar kësaj në vitin 2015, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump i është ka drejtuar Asamblesë në tri vitet e fundit radhazi.
“Organizatorët paraqitën një kërkesë që, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike, udhëheqësit e vendeve duhet t’i drejtohen [Asamblesë] duke i përdorur fjalimet e regjistruara. E njëjta ftesë u mor edhe nga pala ruse”, tha para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kujtojmë se sivjet, punimet e Asamblesë së OKB-së do të mbahen nga data 22 deri më 22 shtator.