Ministri i Punëve të Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se politika e Aleksandër Vuçiq sjell paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Duke komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili iu ka referuar Vuçiqit si “Putini i vogël”, ai bëhet zyrtari i dytë serb që e quan atë “Hitleri i vogël i Ballkanit”,
“Vuçiq ka ardhur me iniciativën për Ballkanin e Hapur, kurse Kurti thërret për krijimin e Shqipërisë së Madhe, projekt i cili eksiton që nga koha e Hitlerit. Vuçiq ka nisur një mori projektesh infrastrukturore në rajon”.
“Qëllimi i tij është lidhja e kapitalit në rajon. Kështu madje krijohet lidhje ekonomike dhe kur lidheni ekonomikisht, atëherë ju zgjidhni më lehtë problemet e pazgjidhura politike”.
Selakoviq më tej ka vazhduar duke e quajtur Kurtin si prijetar të provokimit dhe destabilizimit.
Para tij ka qenë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që e ka quajtur Kurtin “Hitler i vogël”, referuar ish diktatorit gjerman Adolf Hitler.