Pas presidentes Osmani, delegacioni britanik takon kryetarin Ferit Idrizi

Prishtinë | 09 Pri 2025 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, i kryesuar nga deputeti Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden, u prit në takim nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi situatën aktuale në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunim, duke u fokusuar në potencialet që ofron Komuna e Vushtrrisë për investime.

Kryetari Idrizi shprehu mirënjohjen për këtë vizitë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar se Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese për ndihmën dhe qëndrimet e palëkundura të miqve britanikë.

Në postimin e tij në Facebook, kryetari Idrizi shkroi:

“Pata kënaqësinë të pres në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe anëtarja e ‘City Leaders’, Cllr Helen Hayden. ????

Gjatë takimit diskutuam mbi situatën aktuale në Kosovë, mundësitë për bashkëpunim dhe i njoftuam për mundësitë që ofron Komuna e Vushtrrisë për investime.

Shpreh mirënjohjen time për këtë vizitë dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar. Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese për ndihmën dhe qëndrimet e palëkundura të miqve tanë britanikë.”

Të ngjashme