Policia e Kosovës raporton se një femër nga Peja ka kërkuar ndihmë mjekësore pas presionit të shkaktuar nga ish-i dashuri i saj.
E njëjta, sipas policisë, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e banesës ku jeton.
“Pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë derisa theksohet se ky rast është duke u hetuar.