Komuna e Suharekës rregullon defektet në rrugën në Savrovë

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Për punime aspak cilësore në rrugën “Haziraj” të fshatit Savrovë të Suharekës, qeverisja e Bali Muharremaj është angazhuar dhe ka sanuar gabimet e kompanisë që është duke e rregulluar rrugën.

Dje Metro ka raportuar që në fshatin Savrovë, respektivisht në rrugën “Haziraj” janë duke u bërë punime aspak të mira. Kompania e kontraktuar nga komuna, anash rrugës dje kishte vendosur beton në vend të kubëzave.

Mirëpo pas raportimit, Komuna e Suharekës ka marrë masat e nevojshme menjëherë dhe ka urdhëruar kompaninë në fjalë që të largohet betoni dhe të vendosen kubëza të prera.

Para-Pas

Në lidhje me këtë problem ka reaguar dje edhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike në Suharekë, Rexhë Sopa.

Ai tha se keq-qeverisja Muharremaj paska angazhuar menjëherë mekanizmat për rregullimin e cilësisë së dobët pas raportimit të Metros.

Para-Pas

“Pas raportimit të Gazetës Metro se po punohet me cilësi të dobët rruga në Lagjen Haziraj në Savrovë, keq-qeverisja Muharremaj i paska angazhuar mekanizmat për rregullimin e cilësisë së dobët.


Kjo para se gjithash është një tentim i kësaj keq-qeverisje për fshehjen e asaj qfar janë duke bërë me punime jo cilësore dhe me keq-menaxhim e keq-përdorim të parasë publike.


Po ashtu ky veprim tregon që kjo keq-qeverisje top prioritet e ka fshehjen e së vërtetës dhe keq përdorimin e taksave tona për përfitime të veta politike”, ka shkruar Sopa në Facbook.

Para-Pas

Ndryshe me 28 korrik, komuna e Suharekës ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Seferi CO”, për ndërtimin e rrugëve lokale “21 Prilli” dhe “Haziraj” në Savrovë.

Çmimi total i punëve në këtë kontratë ka vlerën në total prej 19.934,01 euro.

Kompania në fjalë vije nga fshati i njëjtë prej nga vjen edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, pra nga fshati Gjinoc. 

Të ngjashme