Një video e Quaden Bayles, nëntëvjeçarit nga Australia është bërë virale në rrjetet sociale, derisa shihet duke qarë e duke kërkuar vdekjen, pasi ishte përballur me ngacmime në shkollë për pamjen e tij.
Lidhur me këtë rast prekës, në mesin e shumë personazheve të njohura një reagim e ka bërë këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, e cila tregon se ishte pre e bulizmit në shkollë fillore.
Ajo përmes një sërë shkrimesh të publikuara në rrjetet sociale ndan disa detaje lidhur me këtë, duke thënë se e kanë bërë akoma më të fortë.
“Rasti i këtij fëmiu më tronditi shumë si nënë dhe viktimë e bulizmit në shkollën fillore. Jam e sigurtë që shoqëria e klasës time të cilët më ndjekin, e kujtojnë sa herë më shohin kudo.. por besoj e kanë kuptuar që më kanë bërë shumë më ambicioze dhe më të fortë për jetën”.
“Edhe pse rasti im ishte shumë më ndryshe nga fëmiu në fjalë. Deri vonë nuk e kam kuptuar pse.. shumë trauma për vite me radhë, të cilat vetëm familja ime e ngushtë është munduar t’i përballoj me mua. (Ndonjë rast tjetër do ketë për të folur për këtë temë që në fakt ishte mbyllur brenda në zemër, por më vrau shumë ajo video”.
“Dhe mbase po e shfrytëzoj rastin ti them nja dy fjalë si rrallë e përmall që hapi tema personale..”.
“Nuk i vë faj fëmijëve..tek e fundit ata nuk kanë si ta dinë nëse nuk janë prindërit dhe mësuesit ata të cilët edukojnë dhe ua spjegojnë esencën e jetës. Çdo njeri duhet të trajtohet barabartë mos të gjykohet ku i dihet jetës”, ka shkruar ndër të tjerash Vesa në postimet e saj.