Pas reagimit të KFOR-it, Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin për Banjskën

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Grupi Ndërkombëtar i Krizave e ka ndryshuar një pjesë të tekstit nga draftraporti “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s”. Në këtë draft ishte shkruar fillimisht se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pejse të grupit të sulmuesve të armatosur serbë në Banjskë.

Ndërkaq, teksti është ndryshuar më 28 maj. Në të tani thuhet se “gabimisht” ishte cekur se KFOR-i ka negociuar tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska.

“Teksti është përditësuar më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti kishte cekur gabimisht se personeli i KFOR-it kishte negociuar për tërheqjen e grupit të serbëve të armatosur nga rrethimi në Banjskë”, thuhet në tekst.

Vetë KFOR-i pati reaguar menjëherë që pas publikimit të draftraportit. Në një deklaratë e pati quajtur të pasaktë atë, duke deklaruar se “në asnjë moment nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”.

Të ngjashme