Pas rënies së numrit të pacientëve me Covid-19 në QKUK, rifillon puna në ambulancat specialistike

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), njofton qytetarët se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

“Poashtu, nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me COVID-19. Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme